Çfarë po ndodh? Tjetër shpërthim me tritol, i vendoset lëndë plasëse pranë banesës në Tropojë

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Mserr, në afërsi të banesës së shtetasit A. P.

Sipas informacionit të policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të banesës.

Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.