Kongresi i Konfederatës, Nikollaj: Thirrje për mbrojtje sociale gjithëpërfshirëse, të ndalet largimi i të rinjve

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në kongresin e saj të 7-të, Konfederata bëri thirrje për një mbrojtje sociale gjithëpërfshirëse dhe për të ndaluar largimin nga vendi të të rinjëve.

Nikollaj: Konfederata kishte kongresin e saj të shtatë i cili mblidhet çdo 5 vjet dhe analizon situatën dhe përcakton detyrat për të ardhmen.

Ne bëmë thirrje jo vetëm për një kontratë të re sociale ndërmjet politikës dhe qytetarëve por për një mbrojtje sociale gjithëpërfshirëse të shtrira kapilar dhe për të përfshire të gjitha grupet në nevojë, jo vetëm punëtorët por edhe të papunët dhe emigrantët etj.

Dhe që është më kryesorja për të ndaluar hemorragjinë e largimit nga vendi, shpopullimit dhe veçanërisht të punëtorëve dhe të rinjëve.

Tema kryesore e Kongresit ishte për rinovimin dhe riformatimin profesional e organizativ të sindikatave.