Projektbuxheti 2025/ Gjokutaj: Kontributet dhe sigurimet kanë një rritje të ndjeshme vit pas viti

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj në një intervistë në Ora News u shpreh se kontributet e sigurimet vit pas viti kanë një rritje të ndjeshme.

Gjokutaj: Nëse flasim për të ardhurat ato rriten me një nivel 8% në raport me vitin e kaluar gjë që tregon për një ngadalësim të asaj performances së madhe që dikur ishte më së shumti nga pjesa e inflacionit dhe një model bazohet mbi infrastrukturën.

Pra sa më shumë infrastrukturë të ketë më shumë të ardhura pasi prodhon volum prodhon dhe në ato tatime që mblidhen.

Kemi edhe përformancën e taksave të tjera.

Pra taksat e të ardhurave personale të cilat tashmë zënë një vend të rëndësishëm për arsye qoftë të rritjes së pagave të sektorit publik por qoftë në përgjithësi të rritjes së pagave të sektorit privat i detyruar nga kushtet e tregut.

Natyrisht pastaj në këtë  lidhen edhe kontributet e sigurimet të cilët kanë një rritje të ndjeshme vit pas viti dhe janë në nivel të kënaqshëm.