Haxhimali: Bashkitë kanë nevoja shumë thelbësore, buxheti është i pamjaftueshëm
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 15:40
Kreu i Institutit të bashkive, Agron Haxhimali në një intervistë në Ora News u shpreh se buxheti nuk është i mjaftueshëm për bashkitë.
Haxhimali: Asnjëherë nuk ka buxhet të mjaftueshëm një vend një shtet një organizatë për të mbuluar të gjitha problemet që kanë.
Parimi i mjaftueshëmirë është shumë i vështirë për tu kapur dhe ky buxheti i bashkive nuk e reflekton.
Për mua është i pamjaftueshëm.
Ne njohim nevojat e komuniteteve kryesisht në zonat rurale por jo më pak në zonat urbane që kanë një mungesë shërbimesh të theksuara edhe me progresin që është bërë shumë të ngadaltë.
Kanë nevoja akoma shumë tipike nevoja shumë thelbësore që për një bashki në vendet e Evropës nuk imagjinohen dot të kërkosh sot rrugë rurale me zhavor.
