Balliu: Marco Rubio, prova e kristaltë që çmontoi e demaskoi skemën “NonGrata” të Sorosit, si skemë për të goditur të djathtën në botë

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke iu referuar letrës së publikuar nga Marco Rubio, njeriu që do të drejtojë Departamentin e Shtetit në administratën e dytë të Donald Trumpit, thekson se është dëshmi që ai do të çmontojë dhe demaskojë skemën “NonGrata” të agjendës SOROS!

Reagimi i Balliut

Marco Rubio prova e kristaltë, që çmontoi dhe demaskojë skemën NonGrata të SOROS!

Sekretari i shtetit Marco Rubio është iniciatori dhe luftëtari më i madh kundër skemës Sorosiste të dezignimit dhe përdorimit NonGrata.

Në kërkesën e tij për llogaridhënie, ai shpreh dhe fakton se politika e NonGratës po përdorej për të goditur armiqtë e të majtës, përdorej për të goditur mbrojtësit e familjes, mbrojtësit e vlerave Amerikane në mënyre që të mbroheshin dhe shërbenin interesa të Woke movement.

Marco Rubio senatori, sot sekretar shteti, iniciuesi kryesor qe ka shprehur shqetësimin dhe ngritur alarmin për përdorimin politik që po i bëhej procesit të sanksioneve.

Për të gjithë  ata që dyshonin se Sali Berisha ishte shpallur NonGrata nga Amerika, sot ka një përgjigje përfundimtare, një përgjigje  definitive.

Balliu: Marco Rubio, prova e kristaltë që çmontoi e demaskoi

Sekretari shtetit Marco Rubio vërteton se ajo skemë ishte një skemë lobimi Sorosist që nuk kishte në qendër goditjen e një individi, por kishte në qendër të vëmendjes goditjen e të djathtës nga Amerika Latine deri në Ballkan.

Balliu: Marco Rubio, prova e kristaltë që çmontoi e demaskoi

Sot të gjithë ata që klithnin nëpër studio i detyrohen një ndjesë Sali Berishës.