“S’ju intereson vdekja e një qytetari”, Shehaj përplaset me Koçiun: Turp, përdorni fatkeqësinë për kredo politike
Shehaj: Unë e kuptoj që juve nuk ju intereson as vdekja e djalit të një qytetari, mund të mbani heshtjen se si një qytetar humbi djalin se iu ndërpre kura?
Mund ta respektoni qytetarin dhe mos të bëni muhabet? 30 sekonda. Aaa se folët për dinjitetin e Ilir Beqajt.
Mund të flas unë apo do të flas unë.
Koçiu: Kishe paraqitur disa pyetje, kam përgatitur përgjigje, se mendova se do të trajtoje këtë fatkeqësi për kredo politike, e ke të humbur, nuk trajtohen fatkeqësitë për kredo politike, s është as vendi as kuvendi për raste specifike.
Kanceri nuk kapet në kohë ka problemet e tilla, prandaj bëjmë fushata që njerëzit të bëjnë kontrolle periodike që ju të merrni fatkeqësinë e tjetrit, s’do të bie në batak.
Turp për ju që besoni se me këtë narrativë politike do të merrni ndonjë votë.
