VIDEO/ “Kërcënimi” i Beqajt te “Sterilizimi”, ndez Kuvendin, Noka: Komisioni u la pa gardistë, të mbahet përgjegjësi!

Ajo që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në komisionin hetimor të “Sterilizimit” me “përplasjen” mes ish-ministrit Ilir Beqaj dhe deputetes Ina Zhupa, ka shkaktuar tensione që në nisje të seancës së sotme plenare.

Flamur Noka u shpreh se Kreu i Gardës duhet të mbajë përgjegjësi pasi e ka lënë pa gardistë komisionin, duke mundësuar kështu hyrjen e Beqajt në sallën ku po mbahej mbledhja.

“Duhet të mbajë përgjegjësi që mbrëmë e ka lënë komisionin pa gardistë në sallën ku zhvillohej komisioni. Beqaj guxonte të intimidonte deputetët. Kryetari i Komisionit është ai që urdhëron Gardën ta lejojë të hyjë apo jo”, tha ai.

VIDEO - SEANCA E SOTME PLENARE