Dogjani: I vetmi ndryshim masiv që ka bërë Edi Rama është largimi masiv i shqiptarëve
Në fjalën e tij të mbajtur në kuvendin e Shqipërisë Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama i cili sipas tij shqetësohet nëpër konferenca ndërkombëtare për mjedisin por nuk shqetësohet për ato dhjetëra kontejnerë të mbushura me helme që kanë hyrë tashmë në Shqipëri.
Asllan Dogjani: Dëgjova fjalimin e Edi Ramës në Azerbajxhan, i cili ishte një shembull u shkëlqyer i përkushtimit të tij në mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht kur mendon se me angazhimin tij janë 150 tonë mbetje të rrezikshme në Durrës të cilat ishin nisur për në Tajlande dhe u kthyen në Shqipëri.
DukeT se ndotja e ambientit jashtë vendit nuk është shumë shqetësuese kur këto mbetje të rrezikshme vijnë në shtëpinë tonë.
Ai nuk vjen këtu dhe la nam nëpër botë duke u munduar që të japë leksion sepse është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë qe flet ai dhe ju e mbani gojën hapur. Ai duhet të fliste se si e ka kapur sistemin e drejtësisë.
I vetmi ndryshim masiv që ka bërë Edi Rama është largimi masiv i shqiptarëve. Ndotësi më i madh që ka ndotur shoqërinë shqiptare është Edi Rama.
NDIQNI SEANCËN E PLOTË PLENARENDIQNI SEANCËN E PLOTË PLENARE

