VIDEO/ Berisha: Beqja kërcënoi deputetët opozitarë! Skenari i hajdutëve dymetroshë dështoi

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas skandalit në ambientet e Kuyvendit, ku ish-ministri Ilir Beqja u lejua të kërcënojë deputetët e opozitës.

Berisha shkruan se ky ishte një skenar i përgatitur nga Edi Rama, por që dështoi.

“Miq, sipas një skenari banditesk të Edi Ramës, hajduti Beqja futet brutalisht paautorizuar në sallën e komisionit hetimor për vjedhjen e dytë të shekullit, i lejuar nga policia e burgjeve dhe garda, shan dhe kërcënon si bandit deputetët e opozitës me shpresë se ata do iknin dhe ai do pyetej vetëm nga bashkëhajdutët e tij rilindas. Por skenari i hajdutëve dymetroshë dështoi. Komisioni vazhdoi punimet dhe hajdutët dolën lakuriq para shqiptarëve,” shkruan Berisha.

VIDEO - Kuvendi mblidhet në seancë plenare, interpelancë me ministren e Shëndetësisë