Licencoi karburantin jo sipas ligjit/ Kryetari i bashkisë Devoll, Eduard Duro paraqitet sërish ne SPAK,
Dy javë pasi prokuroria e mori të pandehur për shpërdorim detyre kryetari i bashkisë Devoll Eduard Duro është paraqitur sërish ne SPAK së bashku me avokati e tij.
Hetimi ndaj tij filloi nga pasi dyshohet se licencoi një pike karburanti që nuk ishte ne kushtet e duhura ligjore.
Shkak për hapjen e dosjes është bërë denoncimi nga një tjetër pronar karburanti që ka ngritur pretendimet se subjekti i ri nuk ka pasur certifikatë të pasurisë në objektin ku do të ushtronte aktivitetin.
Madje godina ka qenë ndërtim pa leje. Duket se në verifikimet paraprake SPAK ka konstatuar parregullsi çka ka bërë të njoftojë akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Por pas publikimit të lajmit në medie ka reaguar edhe bashkia e Devollit. Përmes një njoftimi për shtyp thuhet se autorizimi është bërë nga drejtoria e tatim taksave madje theksohet se ka qenë konform ligjit.
“Ne këtë rast, nga ana e kryetarit te bashkisë Eduard Duro është firmosur autorizimi duke plotësuar detyrën ne kushtet e një kryetari bashkie. Nga ana e palës tjetër, është bere denoncim se ky dokument nuk duhej ti jepej subjektit "Genci Petrol", por ne këtë rast autorizimi është dhënë sipas ligjit”, thuhet me tej
Megjithatë do të jetë prokuroria e posaçme që do të verifikojë nëse në procedurat e ndjekura ka pasur shkelje të ligjit
Duro u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit më 8376 vota, kundrejt kandidatit Ervis Hajderlli i cili siguroi 8011 vota. Më herët ai ka qenë inspektor i tatimeve në Devoll por edhe agjent doganor në Kapshtisë.


