Frashëri: Muajt e fundit të fushatës, Trump u përball me probleme të mëdha ligjore

Pedagogu në universitetin e Harvardit, Ermal Frashëri në një intervistë në Ora News u shpreh se muajt e fundit të fushatës, Trump u përball me problem madhore ligjore por edhe me dy tentativa për atentat.

Frashëri: Është rasti i dytë ku kemi një president që ka shërbyer një mandate, është larguar dhe rikthehet prap.

Si e tillë është një moment që kërkon një lloj reflektimi.

Kjo lloj rizgjedhje që vjen si pasojë e një klime të tensionuar si nga ana shoqërore por edhe atë politike.

Vetë Trump ka përjetuar një periudhë 4 vjeçare që ishte larg Shtëpisë së Bardhë.

Një periudhë që nuk ka qenë e lehtë.

Këto muajt e fundit të fushatës ai është përballur me probleme madhore si nga ana ligjore por edhe me dy tentativat për atentat.