Çipa: Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë po shihet me ankth nga ndërkombëtarët lidhur me proceset e lëna pezull

Donald Trump është Presidenti i 47 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmoi dhe kundërshtarja e tij në zgjedhjet presidenciale, kandidatja demokrate Kamala Harris e cila i telefonoi fituesit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, për ta uruar për fitoren e tij.

Zëvendëspresidentja në detyrë, e cila me këtë telefonatë njeh humbjen e saj, diskutoi me presidentin e ardhshëm rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe mësohet se i kërkoi Trumpit të ishte presidenti i të gjithë amerikanëve.

Por çfarë ndodhi në zgjedhjet presidenciale, dhe pse demokratët humbën thellë?

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi shkaqet e këtij rezultati, por edhe çfarë pritet të ndryshojë në politikën globale nga ky rikthim i bujshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ende janë të freskëta në memorien kolektive të amerikanëve ngjarjet e rënda në Kapitol Hill pas humbjes së zgjedhjeve në atë kohë nga Donald Trump, dhe kjo bën që presidenti Trump të shihet me nota skepticizmi.

Është rasti i dytë në historinë amerikane që presidenti kthehet pasi ka konsumuar mandatin e parë dhe kjo bën specifike të veçanta në raportet në përgjithësi tek ndërkombëtarët.

Dhe ankthi që kanë evropianët ligjet tek raporti që do të ketë Trump me NATO-n dhe së dyti për mënyrën se si do t’i negociojë proceset pezull, siç është për shembull midis Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ndër të tjera Aleksandër Çipa.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN ALEKSANDËR ÇIPA