Spiropali: Presidenca e suksesshme e Shqipërisë në PABSEC, nxitëse e mirëkuptimit rajonal

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, PABSEC, z. Asaf Hajiyev.

Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i delegacionit të Kuvendit në këtë organizatë, z. Petro Koçi, dhe anëtarët Pranvera Resulaj dhe Paulin Sterkaj.

Kryetarja Spiropali dhe Sekretari i Përgjithshëm Hajiyev diskutuan mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe PABSEC, Presidencën e sukseshme të Kuvendit në këtë organizatë gjatë periudhës nëntor 2023-qershor 2024, kontributin për eficencën dhe efektivitetin e veprimtarisë së PABSEC, lehtësimin e dialogut, bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe rritjen e bashkëpunimit të PABSEC me Bashkimin Europian.