TË MOSHUARIT NË PROTESTË/ Kërkojnë rritje të pensioneve për të jetuar me dinjitet
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 13:44
Edhe këtë të mërkurë, pensionistët kanë dalë në protestë ku kërkojnë rritje të pensioneve. Ata kërkojnë të rritje të pensioneve për një jetë sa me dinjitet.
Kjo e mërkurë shënoi protestën e tretë të pensionistëve brenda muajit.
Të mbledhur pranë Kryeministrisë nga Lëvizja Bashkë, ata kërkojnë pensione dinjitoze për të përballuar jetesën.
Ata thonë se shpenzimet e muajit ua mbulojnë fëmijët ose të afërmit.
Pensionistët thanë se do të vijojnë të protestojnë deri sa qeveria të reagojë ndaj kërkesave të tyre, duke paralajmëruar edhe ndëshkim me votë.

