Preçi: Është përkeqësuar statusi socialo-ekonomik, çmimet e apartamenteve s'kanë lidhje me kostot

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është përkeqësuar statusi social-ekonomik dhe se ka një mungesë vizioni nga qeverisja.

Preçi: Është vështirë të gjesh një shpjegim ekonomik për këtë situatë të krijuar në fushën e ndërtimeve.

Në vlerësimin tim mpleksen në mënyrë të njëkohshme mungesa e vizionit për zhvillimin urban dhe zhvillimin në tërësi. Mpleksen presioni i parave me origjinë informale kriminale që është itensifikuar pas vitit 2016.

Mpleksen interesat e elitës politike, pjesës së korruptuar që kërkon sfera investimesh që nuk kanë ngut për ti futur në qarkullim ekonomik.

Dhe njëkohësisht mpleksen politikat fiskale të papërshtatshme të cilat nuk akselerojnë tregun dhe nuk krijojnë mundësi që forcat e tregut dhe forca bazë e tregut është mekanzimi i kërkesë ofertës të mund të funksionojnë normalisht.

Fakti që në ditët e sotme një familje, një çift i porsamartuar kërkon dyfishin e kohës sesa kërkonte para 15 vitesh për të pasur një banesë të pranueshme në qytetin e Tiranës do të thotë që është përkeqësuar statusi social ekonomik i tyre çmimet nuk kanë lidhje me kostot edhe pse disa taksa janë rritur.

Dhe njëkohësisht ka një tendencë për të ngurtësuar paratë pra është një mungesë vizioni që buron nga qeverisja por edhe  njerëzit e biznesit nuk shohin përtej të përditshmes.