''Ka humbur logjika për dhënien e lejeve të ndërtimit'', Soko: Apartamentet po përdoren si ''parking'' parash
Ekonomisti nga Nisma Thurje, Pano Soko i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka humbur logjika për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe se apartamentet tani përdoren si ‘’parking’’ parash.
Soko: Ka humbur logjika për dhënien e lejeve të ndërtimit qysh kaherë.
Nuk është se ka humbur tani.
Nuk është se pritëm Censusin për të kuptuar se ka humbur logjika ekonomike.
Vitet e fundit mësuam se apartamentet nuk janë vetëm ai vendi ku ne krijojmë atë që quhet shtëpi.
Apartamenti tani përdoret edhe për një mision tjetër që unë e quaj 'parking' parash.
'Parkingu' i parave të pista është një nocion që lindi pas vitit 2016.
Prurjet e mëdha që erdhën në atë kohë nga hashashi që ishte shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
Kërkonin një kanalizim në një sektor të ekonomisë ku të dislokoheshin.
Paraja e pistë nuk vjen nga banka.
Paraja e pistë vjen me çanta dhe duhet ta mbash diku.
