Fonseca: Ekipet italiane s’dinë vetëm të mbrohen, më e vështirë me Monzan se me Realin
Paulo Fonseca ishte në “qiellin e shtatë” pas suksesit historik në “Bernabeu” .
"Ne fituam sepse lojtarët kishin guxim, ata erdhën këtu pa u frikësuar nga asgjë, vetëm të etur për të luajtur lojën tonë. Ne e përgatitëm ndeshjen që ta kishim topin në këmbët tona, në pjesën e parë bëmë gjëra të rëndësishme, në pjesën e dytë pati më shumë vuajtje, por vuajtëm së bashku dhe fitorja është e merituar”.
Duke folur për Sky, trajneri i kuqezinjve shpjegon ndryshimin e qartë mes Milanit të parë kundër Monzas dhe atij kundër Realit:
“Ndeshjet evropiane janë krejtësisht të ndryshme nga ato në Serinë A. Shumë njerëz që jetojnë jashtë nuk e dinë se sa e vështirë është të luash kundër skuadrave të kampionatit italian, është më e vështirë të luash kundër Monzas ose Cagliarit (kundërshtari i radhës i kuqezinjve) sesa kundër Real Madridit. Pa dyshim që Madridi është ndoshta ekipi më i fortë në botë.”
Krenaria e Fonseca-s:
"Ne i dëshmuam Evropës që skuadrat italiane nuk dinë vetëm të mbrohen, nuk jam dakord kur thuhet kjo për skuadrat italiane. Ne kishim durimin për të mbajtur topin dhe për të prisnin kohën e duhur për të sulmuar. Tani ne duhet të vazhdojmë të rritemi sepse ka ende shumë për të bërë.”

