Rikthehet shkëlqimi i basketbollit/ FSHB bashkëpunim me FIBA, Ponari: Mbështetje për sportistët
Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari priti në një vizitë të cilësuar historike presidentin dhe drejtorin ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit për Europën.
Takimi synon hedhjen e një hapi të madh në përpjekjet për të çuar basketbollin shqiptar në një nivel më të lartë të zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit.
President i Federates Shqiptare te Baksetbollit Avni Ponari, theksoi domodoshmerinë e mbështetjes se basketbollistëve për ta çuar atë në një nivel tjetër zhvillimi.
Kamil Novak, drejtori ekzekutiv i FIBA me tej tha se do te vijoje mbështetjen ndaj federatës shqiptare.
Përmes partineritetit FSHB-FIBA synohet qe kjo e fundit të ofrojë mbështetje teknike dhe trajnime për federatën dhe për trajnerët e basketbollit në Shqipëri per ngritjen e standardeve te lojes dhe rritjen e praktikave me te mira nderkombetare.
Drejtuesit e federatës së Baskëtbotllit u pritën edhe nga kryeministri Edi Rama me të cilin diskutuan për format e mbështetjes së këtij sporti.
