UEFA nderon viktimat në Spanjë, një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet në kompeticionet europiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 16:27
Organi drejtues i futbollit evropian (UEFA) do të nderojë viktimat e fatkeqësive në Spanjë të ditëve të fundit gjatë ndeshjeve të turneut evropian.
“UEFA do të mbajë një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e turneut të klubeve këtë javë në nderim të viktimave të përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia dhe të gjithë të prekurve në rajon dhe më gjerë”, shkruan UEFA.
Kjo vlen për ndeshjet e Champions League, Europa League, Conference League dhe UEFA Youth League.