Champions League/ ‘Lumë’ golash në dy ndeshjet e para, Dinamo Zagreb dhe PSV fitojnë thellë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 20:52
Ndeshjet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampioneve kanë parë të shënohen një lumë golash me rezultate shumë të rëndësishme për formulën e ri te të turneut.
Dinamo Zagreb ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtejshëm teksa ka mundur me shifrat 4-1 Slovan Bratislavën në fushë e kësaj të fundit.
Me 7 pikë të siguruara pas 4 ndeshjeve të para, skuadra e Arbër Hoxhës, i cili luajti minutat e fundit, kanë mundësi reale të kalojnë në fazën me eliminim direkt të turneut.
Ndërkohë, PSV i ka dhënë një leksion futbolli spanjollëve të Gironës, teksa i ka mundur me shifrat 4-0 në Holandë, duke komplikuar ecurinë e këtij ekipi në këtë turne.
