Milani, leksione Realit në "Bernabeu", Morata me këmbë në tokë: Luftuam si luanë, por nuk duhet të ndezim fishekzjarrë

Alvaro Morata flet plot entuizazëm për fitoren e madhe të Milanit të tij, në “Bernabeu”, kundër Realit të Madridit. Ish-sulmuesi i “Los Blancos”, pas ndeshjes, deklaroi:

"Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, për klubin dhe tifozët. Duhej të luftonim si luanë, sonte ia dolëm. Një paraqitje serioze, patëm momente qartësie dhe vuajtjesh. Mbetemi në të njëjtën linjë, nesër do të jetë një ditë tjetër pune dhe nuk duhet të kalojmë kurrsesi në eufori, të ndezim fishekzjarrë. Sidoqoftë, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e fitores këtu”.

Spanjoll realizoi golin e dytë të kuqezinjve: “Ishte emocioni i duhur, jam krenar për ekipin tim, por 400 km larg nga këtu (në Valencia) njerëzit po kalojnë një ‘ferr’, më vjen keq që nuk mund t’i ndihmoj”.

Ndërsa për performncën e Rafael Leaos, u shpreh:

"Nuk kemi pasur kurrë dyshime për cilësitë e tij. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se mund të bëjë historinë e futbollit. Jemi të lumtur për fitoren dhe atë”.