Akuza të rënda ndaj Arturo Vidal/ Kiliani përfshihet në një skandal ab*zimi me një vajzë 22-vjeçare

Arturo Vidal futet në telashe me drejtësinë në Kili. Ylli kilian i futbollit dyshohet se është përfshirë në një sulm seksual ndaj një vajze 22-vjeçare, së bashku me disa bashkëlojtarë të skuadrës së Kolo Kolo në kampionatin vendas. 37-vjeçari dhe shokët e tij të skuadrës dyshohen se kanë sulmuar seksualisht 22-vjeçaren në një festë, njoftoi zyra e prokurorit të shtetit në Santiago.

Në një deklaratë të shkurtër, zyra e prokurorit njoftoi se “ka një raport për një sulm seksual” që synon “lojtarët e Colo Colo”, përfshirë Vidalin, por “nuk është bërë asnjë arrestim”. Emrat e lojtarëve të tjerë të përfshirë nuk janë bërë të ditur. Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmi seksual ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në një klub nate në Santiago, ku një grup lojtarësh të Colo Cola po bënin festë.

Sipas asaj që raporton Radio ADN, 22-vjeçarja e paidentifikuar pretendon se është droguar në një lokal në lagjen Vitacura të Santiagos. Koloneli i policisë Gerardo Aravena u tha gazetarëve se 37-vjeçari Vidal u soll në komisariat për një kontroll. Ai shtoi se kjo është procedurë standarde policore kur një person dyshohet se ka kryer ose ka tentuar të kryejë një krim.

Vidal ka qenë i pranishëm në vendngjarje pasi është arrestuar në gjendje të dehur së bashku me shokët e tjerë. Ky grup i vogël tentoi të arratisej kur mbërriti policia, raportojnë disa prej medieve lokale.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Arturo Vidal ka luajtur me disa ekipe prestigjioze europiane, si Bajerni i Mynihut, Juventusi, Barcelona dhe Interi. Ndërkohë, me kombëtaren e Kilit ai ka zhvilluar 142 paraqitje, duke shënuar edhe 34 gola.