FOTO+VIDEO/ Hodhën kokën e derrit në fushë, arrestohen tifozët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 15:31
Corinthians dhe Palmeiras është një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin botëror dhe sa herë përplasen dy skuadrat, realisht ndodh gjithçka.
Ndeshja gjatë mbrëmjes së kaluar, e fituar 2-0 nga vendasit dhe e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A braziliane, nuk bëri përjashtim,
Ngjarja e “e veçantë” u shënuar rreth gjysmë ore pas nisjes së takimit, kur rezultati ishte ende 0-0.
Një kokë derri u hodh në fushë nga sektori i pushtuar nga tifozët e Corinthiansit.
Derbi u ndërpre për pak kohë pasi një nga lojtarët në fushë hoqi objektin makabër nga fusha.
Sipas “Globo”, oficerët identifikuan dy tifozët që hodhën kokën e kafshës: ata u arrestuan me akuzën e nxitjes së dhunës.
