NBA/ Pistons befasojnë Lakers, spikat Jaden Ivey
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 13:00
Vijon spektkali në NBA, ku janë luajtur ndeshjet e radhës, në të cilat nuk kanë munguar befasitë. Los Angeles Lakers janë befasuar në “Little Caesars Arena” të Detroitit, pasi kanë pësuar humbje nga Pistons me 12 pikë diferencë 115:103.
Jaden Ivey ka qenë më i spikaturi në fitoren e vendasve me 26 pikë, pa lënë mënjanë paraqitjen e Hardaway me 19 pikë, si dhe të Cunningham që shtoi 17 të tjera.
Te Lakers formë fantastike tregoi Anthony Davis me 37 pikë, nëntë rebound e katër asistime, por që në fund nuk mjaftuan për të marrë fitoren.
Sukses ka shënuar edhe Cleveland Cavaliers që ka mposhtur Milwaukee Bucks me dy pikë diferencë 116:114, ndërsa Boston Celtics ka triumfuar në udhëtim me Atlanta Hawks 93:123.

