Balla në Selanik: Mësuesit në Greqi që do japin gjuhën Shqipe do rekrutohen njësoj si në Shqipëri
Formati mësohet se do të jetë I ngjashmë me atë në Nju Jork, ku pas mesazheve yë kryeministrit do të ketë edhe diskutime për cështjetr që shqertësojnë shqiptarët në Greqi.
Ndërkohë nacionalistët grekë, me anë të postimeve në rrjetet sociale kanë lajmëruar se po përgatiten për një anti miting
Vetëm pak orë para takimit të Kryesocialistit Edi Rama me shqiptarët e Selanikut, drejtuesi politik i PS për diasporën Taulant Balla zhvilloi takime me drejtuesit e shoqatave shqiptare.
Gjuha shqipe në shkolla, ngritja e një qëndre kulturore shqiptare dhe problematikat me dokumentacionin ishin dhe disa nga shqetësimet e ngritura nga komuniteti shqiptar në Greqi.
“Shërben si një kurë e rëndësishme lidhjeje, jo vetëm me institucionet shtetërore të Greqisë, jo vetëm si partner I tyre, por edhe si një lidhje që duhet forcuar më tej sa I përket marrëdhënies me institucionet e Shqipërisë
Teksa vlerësoi angazhimin e shqiptarëve të Greqisë të cilët kanë ruajtur identitetin e tyre ndër vite, Balla theksoi se mbështetje do të kenë dhe nga qeveria shqiptare.
“Tani më do të kemi siç rekrutohen mësuesit në Shqipëri për çdolloj shkolle dhe apo dege, do të rekrutohen edhe mësuesit që të japin gjuhën shqipe në Greqi.”
Balla ftoi gjithashtu komunitetin shqiptar që të kontribuojë me njohuritë dhe eksperiencën e tyre për përparimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit europian.
