Protesta e PD në Shkodër/ Paloka: Pjesë e mosbindjes civile të opozitës, qytetet e tjera kanë rënë në qetësi fallco
Deputeti i PD-së, Edi Paloka në një intervistë në Ora News u shpreh se protesta e nesërme në Shkodër pas masakrës me tre viktima mund të konsiderohet si pjesë e mosbindjes civile e opozitës.
Paloka: Shkodra mund të jetë në një pikë kulmimante të bashhkëpunimit që krimi ka me policinë dhe qeverinë.
Por si Shkodra, gati në ato nivele është Durrësi, është Elbasani, është Vlora.
Ndërsa qytetet e tjera kryesore duket se kanë rënë në një qetësi fallco, jo sepse aty nuk ka krim por sepse aty bandat e qeverisë e kanë vendosur rregullin në thonjëza.
Ajo që ndodh në Shkodër tashmë nuk është më thejsht një akuzë e ngritur nga opozita por është e konfirmuar edhe nga përgjimet e fundit të dala dhe të sjella nga shërbimet e huaja në Shqipëri.
Përgjimet e ‘’Sky ecc’’ që kanë vërtetuar plotësisht se në Shkodër bandat e pushtetit në bashkëpunim direkte me policinë kanë vënë nën thundër qytetin, e shfrytëzojnë për interesin e tyre dhe sigurisht e shfrytëzojnë për interesat direkte të Edi Ramës, që janë interesi i marrjes së pushtetit dhe grabitjes së votave.
Edhe protesta nesër mund të konsiderohet në vazhdimin e këtyre akteve të aksioneve të ndërmarra nga opozita.
Po, mund ta konsiderosh pjesë dhe në vazhdën e mosbindjes civile.
