Rama: Investoni tek puntorët. Kryeministri në "Flasim": Biznesi të deklarojë rrogat e plota

Kryeministri Edi Rama i bëri sërish thirrje bizneseve që të deklarojnë pagat e punëtorëve të plota, pasi ndikon tek skema e pensioneve. Në podcastin e tij FLASIM, Rama tregoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë tek fiskalizimi.

“Investimi me i rëndësishëm është tek njeriu që ke pranë, anash dhe mbrapa teje në skuadrën e biznesit tend."

Kjo është thirrja e kryeministrit Edi Rama për sipërmarrësit ndërsa ka nisur takime për të diskutuar për skemën e re të pensioneve dhe deklarimeve reale të pagave në sektorin privat.

“Duam të bëjmë këtë gjë dhe ky është momenti për ti thënë të tjerëve që shiko, kjo është gjëja që ne do të bëjmë duhet ta bëjme dhe do ta bëjmë, por të gjithë duhet të japim kointibut se pensionet nuk janë si taksat.”

Nismat që do të pasojnë këtë synim kryemintri I diskutoi me një biznesmen, në podkastin “Flasim” nga ku paralajmëroi përfshirjen e Inteligjencës artificiale për fiskalizimin.

“Me gjithë çfarë kemi bërë me fiskalizimin, me gjithë çfarë po bëjmë me inteligjencën artificial në fiskalizim besoj se do e kemi shumë të lehtë sepse nuk duam nga ana tjetër të rëndojmë biznesin me kontrolle.”

Rama tha se nga 2013 deri më sot janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore mbi 300 mijë punonjës, që punonin në të zezë.

“Nga 2013 deri më sot kemi nxjerrë nga e zeza dhe kemi formalizuar dhe kemi futur në skemën e sigurime shoqërore 300 mijë. Është shumë domethënëse, por ka shumë akoma që duhet bërë.”

Skemën e re të pensioneve, Kryeministri dhe përfaqësues të lartë të qeverisë po e diskutojnë me pensionistët në të gjithtë vendin