VIDEO-LIVE/ Marshim-Protesta, Noka: Shkodra është nën kthetrat e krimit shtetëror, çdo vrasje që bëhet ka një mbrapavijë politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2024, 12:39
Në një intervistë për "Ora News", sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, duke folur nga Shkodra, tha se çdo vrasje në Shkodër ka mbrapavijë politike.
"Shkodra është nën kthetrat e krimit shtetëror. Çdo vrasje që bëhet në Shkodër ka një mbrapavijë politike, e gjitha bëhet për të spastruar rrugën që nesër në krye të listës të vijë Edi Rama. Siç ishte mandatin e kaluar në krye të listës së Durrësit dhe gjithë listë e Durrësit ja përcaktoi krimi i organizuar, ktë skenar përpiqet ta sjellë në Shkodër. Pra gjithëçka ktu është në territorin e krimit politik të Rilindjes. Sot Partia Demokratike dhe opozita ka organizuar ktë marshim, marshim proteste kundër krimit politik", u shpreh Noka.
