JEPET MASA/ "Detyrim paraqitje" për 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit

Detyrim Paraqitje është masa e sigurisë për 7 pedagogë të Universitet të Elbasanit të cilët akuzohen për korrupsion.

Denoncimi i studenteve ka sjellë edhe hetimin e pedagogeve të Ciklit të Ulët të cilët merrnin para në këmbim të kalimit të provimit.

Gjithashtu, së bashku me ta është në hetim edhe sekseri mes studentëve dhe pedagogëve.

7 pedagogë janë lënë me masë sigurie detyrim paraqitje dhe janë pezulluar nga puna në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit.

Me urdhër të prokurorit të këtij qyteti, 7 pedagogët e Shkencave të Edukimit  akuzohen për korrupsion dhe ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje, teksa universiteti i ka pezulluar nga detyra.

Bëhet fjalë për pedagogët

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.

7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Ndërkohë lidhja mes pedagogëve dhe studentëve dyshohet se kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.

Hetimet mësohet se kishin disa muaj që kishin nisur, përkatësisht gjatë sezonit të vjeshtës. Kanë qenë studentët ata të cilët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit përkundër notës kaluese.

Këtë të premte në ambientet e universitetit të Elbasanit kanë qenë prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët kanë sekuestruar dokumentacionin që mund t'i shërbejë hetimit.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast, ndërsa pedagogët nën hetim janë pezulluar nga detyra.