Dybala merr përsipër Romën dhe i jep 3 pikët!

Goli i Paulo Dybalas i mjaftoi Romës për të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Torinos në javën e 10-të të Serisë A, që vlen si oksigjen për të harruar sa më parë disfatën e thellë me Fiorentinën. Argjentinasi realizoi në minutën e 20-të golin që e bën golashënuesin e tretë më të mirë argjentinas në kampionatin Italian, pas legjendës Batistuta dhe Gonzalo Higuain.

Fitore e thellë 1-4 e Lazios në fushën e Comos në një ndeshje që përveç golave të shumtë pati edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Fitorja e bardheklatërve nisi “të gatuhej” që në pjesën e parë me golin e Castellanos me penallti në minutën e 28-të dhe rrjetë ne Pedros vetëm tri minuta më pas.

Në pjesën e dytë, Como shkurtoi diferencë me Mazzitellin në të 53-tën, por Lazio u kundërpërgjigj me dy gola të tjerë që mbajnë firmën e Patric dhe Castellanos. Kjo fitore e ngjit Lazion në vendin e pestë me 19 pikë, aq sa kanë Fiorentina e Atalanta.