Nedim Bajrami shënon golin e parë në kampionat

Nedim Bajrami shënoi golin e parë në kampionatin skocez me fanellën e Rangers.

Fantazisti i kombëtares gjeti rrugën e rrjetës me një gol të bukur në ndeshjen ndaj Aberdeen ndonëse në fund ekipi i tij nuk arriti të dalë me pikë nga kjo sfidë.

Bajrami nxori në pah klasin e tij teksa në minutën e 63-të, goditi nga brenda zonës dhe me një diagonale mposhti portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i parë i Bajramit në kampionatin skocez teksa më herët 25-vjeçari ka shënuar në Ligën e Europës kundër Malmos.