PAMJET/ Dhu*na ndaj shkodranëve në stadiumin e Lushnjës, policia nis procedimet penale për tifozët “terr*oristë” të Tiranës

Policia e Lushnjës njofton se ka proceduar penalisht dy shtetas pasi hodhën lëndë piroteknike në stadiumin "Roza Haxhiu", gjatë derbit të Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për një rast të hedhjes së lëndëve piroteknike në stadiumin "Roza Haxhiu", gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Vllaznia”, të zhvilluar ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

PAMJET/ Dhu*na ndaj shkodranëve në stadiumin e Lushnjës, policia

-A. M., 19 vjeç dhe K. Ll., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

PAMJET/ Dhu*na ndaj shkodranëve në stadiumin e Lushnjës, policia

Nga hedhja e lëndës piroteknike u dëmtua lehtë, një futbollist i ekipit të Vllaznisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Reagimi i Vllaznisë

PAMJET/ Dhu*na ndaj shkodranëve në stadiumin e Lushnjës, policia

Paditen e djeshme Klubi i Futbollit Vllaznia doli në një deklaratë poublike ku shprehu indinjatën e tij më të thellë në lidhje me rastin e paprecedentë të ndodhur ndonjëherë në kampionatin shqiptar, atë gjatë ndeshjes së ditës se sotme, Tirana-Vllaznia e luajtur në stadiumin "Roza Haxhiu" të qytetit të Lushnjës ku jeta dhe shëndeti i futbollistëve të Vllaznisë u rrezikua seriozisht.

“Në minutën e 66-të pas shënimit të golit të katërt, kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-4 në favorin e ekipit tonë, ndërkohë që të gjithë lojtarët e Vllaznisë po festonin brenda fushës së blertë, një lëndë plasëse e fuqishme e hedhur që vinte nga grupi i tifozërisë së Tiranës, shpërtheu fuqishëm në fushën e blertë përpara këmbëve të lojtarëve duke i përplasur fuqishëm në tokë disa prej tyre.

Fatkeqësisht fusha e blertë ngjante më tepër me një skenë lufte sesa me një ambient sportit. Për shkak të këtij shpërthimi, njëri nga lojtarët e Vllaznisë, i plagosur më rëndë, u detyrua të lërë fushën e lojës dhe të dërgohet menjëherë në Spitalin Rajonal të Lushnjës.

Sipas raportit të mjekëve të urgjencës së spitalit rezultoi ka pësuar djegie, humbje të dëgjimit dhe humbje ekuilibrit. Ndërkohë lojtarët e tjerë që mbetën në fushën e lojës pësuan turbullime të dukshme te shikimit dhe të dëgjimit.

Pas këtij momenti të shëmtuar ku u lëndua shëndeti i futbollistëve kuqeblu, nuk mund të kishte më lojë futbolli dhe përtej vendosmërisë së stafit teknik dhe lojtarëve për të respektuar drejtuesit e garës, mbetet i pakuptimtë vendimi i tyre për vazhdimin e ndeshjes!

Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon me forcë nga organet e rendit dhe Policisë së Shtetit të marrin sa më parë të gjitha masat për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të cilët kanë konsumuar një vepër penale të tipit "akt terrorist", e cila ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e lojtarëve në fushë.

Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit të marrë menjëherë të gjitha masat me të ashpra për të dënuar çdo sjellje dhe veprim që nuk ka lidhje me misionin e sportit ndaj të gjithë përgjegjësve”, deklaroi dje klubi i futbollit Vllaznia.