Fiorentina merr fitoren e katërt radhazi, De Gea i bëhet makth Pinamontit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 21:58
Katër fitore radhazi për Fiorentinën në Serinë dhe katapultin në vendin e katërt. Skuadra vjollcë, pas shpërthimit 5-1 në “Artemio Franchi” përballë Romës, fitoi edhe në transfertë me Genoan me rezultat minimal.
Në stadiumin “Luigi Ferraris” vendosi goli i Gosens në minutën e 72-të, pas bashkëpunimit me Beltran.
Pas këtij momenti, në dy raste Pinamoni i Genoas iu afrua golit, por David de Gea në të dy momentet shfaqet në lartësinë e detyrës, duke i mohuar golin futbollistit kundërshtar.

