Dikur shkëlqente në San Siro, Adriano sot i zbathur në rrugë duke konsumuar alkool

Adriano, ish-sulmuesi i famshëm i Brazilit dhe Interit, sot jeton në favelat braziliane shumë larg luksit. 

Ditët e fundit janë publikuar video të tij, ku shihet 42-vjeçari duke kërcyer zbathur në rrugë e duke konsumuar alkool dhe duke tymosur duhan.

I rrethuar nga miqtë e tij, Adriano është larg asaj që tifozët kanë parë në fushën e blertë.