Athinë/ Shpërthim në një banesë, një i vdekur dhe një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 21:39
Një burrë ka gjetur vdekjen dhe një grua u lëndua rëndë në një shpërthim në një apartament në kryeqytetin grek, Athinë, të enjten. Sipas mediave të huaja, atje është duke u zhvilluar një hetim kundër terrorizmit.
Një nga zyrtarët tha se njësia e policisë kundër terrorizmit të Greqisë po hetonte bazuar në indikacionet se shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes.
Shpërthimi shkatërroi banesën dhe dëmtoi të gjithë ndërtesën e banimit në lagjen Ampelokipi. Zjarrfikësit evakuuan gruan e plagosur për t’u transferuar në spital dhe gjetën trupin e burrit, i cili ende nuk është identifikuar.