Mulolli: Raporti i KE për Kosovën flet për progres të limituar, rekomandimet e kaluara s'janë zbatuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 19:55
Fitim Mulolli, konsulent politik, drejtues i POLCON përmes një interviste në Ora News tha se Raporti i KE për Kosovën flet për progres të limituar.
Mulolli: Në shumicën e pikave ka një progres të limituar dhe çdo herë është një progres i kufizuar. Nga ana tjetër ka shumë vërejtje në çdo fushë dhe sektor. Thuhet se rekomandimet nga viti i kaluar nuk janë zbatuar dhe ku është një problem i madh për Kosovën.
Rekomandimet duhet të merren si një obligim i pangociueshëm nga Kosova dhe institucionet e saj. Shumica e rekomandimeve të vitit të kaluar nuk janë zbatuar, as edhe ato të BE-së për legjislacionin vendimtar nuk janë zbatuar.