Neziri: Mickoski po zbut qëndrimet, po kërkon një pikë daljeje nga konflikti me Bullgarinë, si pikë shpëtimi në marrëdhëniet ndërkombëtare
Analisti Xhelal Neziri nga Instituti “Bric” në Republikën e Maqedonisë së Veriut komentoi në studion e lajmeve në “Ora News” zhvillimet më të fundit të klasës politike në Shkup, dhe veçanërisht ligji për gjuhën shqipe dhe ndryshimet kushtetuese, apo edhe përplasjen e fundit mes kryeministrit Mickoski dhe Ali Ahmetit.
“Realisht z. Mickoski i ka zbutur në masë të madhe qëndrimet e tij që kishte gjatë fushatës zgjedhore. Ai po kërkon të zbusë marrëdhënien me Bullgarinë, dhe tashmë po kërkon një derë dalëse pas krizës që shkaktoi.
Dhe të shkatërrosh atë marrëveshje do të thotë se ke ngritur një narrativë njollosëse dhe të egër kundër një ujdie me Bullgarinë që vendi të ecë përpara dhe do të ishte një vetëvrasje politike të VMRO-DPMNE-së”, theksoi ndër të tjera Xhelal Neziri.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME ANALISTIN XHELAL NEZIRI

