Kretë/ Aksident me motor, humb jetën 25-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 09:18
Një aksident i rëndë është shënuar pak pas orës 02.00 pas mesnate të në rrugën nga Rethymno për në Arkadia në Kretë të Greqisë.
Drejtuesi i një motori ka dalë nga rruga dhe mjeti i tij është përmbysur me pasojë vdekjen e tij.
Mësohet se 25-vjeçari shqiptar nuk mbante kaskë.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes.
