Progres-raporti i BE-së/ Andoni: PS dhe opozita e lexojnë ndryshe, gjëra normale në demokraci
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 16:01
Përmes një interviste në Ora News, analisti Ben Andoni u shpreh se PS-ja dhe njerëzit afër saj e lexon ndryshe nga pjesa e opozitës progres-raportin e BE-së.
Andoni: PS-ja dhe njerëzit afër saj e lexon ndryshe nga pjesa e opozitës. Duket se kemi një paqartësi në raport me këto raporte. Politika jonë dhe shoqëria jonë jemi shumë të polarizuar sa është për tu shqetësuar. Në demokracitë gjitha këto që po ndodhin në vendin tonë janë të pranueshme.
Të gjitha kanë një sens në demokraci ashtu sikurse ka një sens që shteti demokratik të përgjigjen në një lloj sensi të caktuar. Është normale që opozita do ta nxijë pushtetin. Edhe ky projekt raport që është dorëzuar provon se shqipëri është futur në matricën ndërkombëtare.
