Arteta zbulon tek Arsenali një talent të madh
Arsenali avancoi në raundin tjetër të Carabao Cup pas fitores 3-0 ndaj Preston.
Një ndeshje ku për “Topçinjtë” shkëlqeu talenti 17-vjeçar Ethan Nwaneri.
Ai realizoi golin e dytë të ndeshjes për Arsenalin, të tretin e tij në këtë kompeticion.
Ai zhvilloi një lojë të mirë dhe tregoi aftësi të shkëlqyera për moshën, çka kanë bindur edhe trajnerin Mikel Arteta: “Ai është një talent i madh, ka qëndrimin e duhur.
Ne duhet të sigurohemi që të vendosim tullë pas tullë në tempin e duhur, në rendin e duhur me të.
Ethan me të vërtetë do të diktojë shumë shpejt me lojën e tij edhe në ekipin e parë. Unë jam vërtet shumë i lumtur me të. Një futbollist që ka kaq shumë personalitet në fushë.
Ai dëshiron të imponohet, dëshiron çdo top, dëshiron t’i bëjë gjërat të ndodhin.
Është ende pak i qetë, siç është zakonisht për një 17-vjeçar, por ai është shumë i respektueshëm. Etika e tij e punës është e jashtëzakonshme dhe ai e pëlqen atë që bën, mund ta dalloni këtë. Gjithsesi, ne kemi disa lojtarë të mirë të rinj”, tha trajneri i Arsenalit.
