Inter “thyen” mbrojtjen e Empolit, Frattesi i jep avantazhin zikaltërve

Inter ka gjetur rrugën e rrjetës në transfertë përballë Empolit. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me skuadrën e Ardjan Ismajlit që rezistuan mjaft mirë edhe pse me 10-të lojtarë pas daljes me të kuqe të Saba Goglichidze.

Megjithatë në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, zikaltrit kaluan mbrojtjen e vendasve për të marrë avantazhin me anë të Davide Frattesi-t.

Matteo Darmian jep një top të bukur me kokë në drejtim të Frattesi-t, i cili krijon hapësirë për gjuajtje duke dërguar topin në këndin e sipërm të majtë.