Nedim Bajrami shënon gol të rrallë, mesfushori shqiptar dhuron spektakël me Rangers
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 23:38
Nedim Bajrami ka shënuar golin e parë në kampionatin skocez. Fantazisti shqiptar shënoi në ndeshjen që ekipi i tij po humbet 2-1 ndaj Aberdeen në transfertë.
Mesfushori me tipare sulmuese, realizoi një gol fantastik, teksa në minutën e 63-të, nxori në pah klasin e tij, duke u futur bukur brenda zonës dhe me një gjuajtje diagonale nga e majta mposhti portierin kundërshtar duke vendosur përkohësisht baraspeshën 1-1.
Ky është goli i parë në Skoci dhe i dyti me fanellën e Rangers, pas atij në Europa League ndaj Malmo.

