NBA/ Boston pëson humbjen e parë sezonale, dy skuadra surprizë kryesojnë dy Konferencat

Humbja e parë sezonale për Boston, që u mund 135-132 pas kohës shtesë nga Indiana.

Sfidë spektakolare, ku për Celtics nuk mjaftuan 85 pikët e trios Brown-Tatum-White.

Për Indianan, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Mathurin me 30 pikë e Siakam me 29 pikë.

Zhgënjen edhe ekipi i Lakers, që u mund 134-110 nga Cleveland, që kryeson i vetëm renditjen në Konferencën e Lindjes me 5 fitore.

Mobley me 25 pikë e Mitchell me 24 bënë diferencën në fushë për Cavaliers.

Në Perëndim, kryeson ekipi i Oklahomës, që mundi 105-93 San Antonio, duke korrur fitoren e katërt radhazi (s’ka asnjë humbje).

Fiton edhe skuadra e Golden State, që falë 21 pikëve të Hield mundi 104-89 New Orleans.

Skuadra e Clippers humbet në sekondat e fundit 106-105 në fushën e saj nga Portland, sfidë ku u dallua Simons me 25 pikë për miqtë.

Edhe Miami humbet në fushën e tij, 116-107 ndaj New York, ndeshje ku Towns realizoi 44 pikë e 13 rebound.

Rezultatet

Charlotte – Toronto                 138-133

Cleveland – Lakers                 134-110

Indiana – Boston                     135-132

Philadelphia – Detroit             95-105

Washington – Atlanta              133-120

Miami – New York                 107-116

Chicago – Orlando                  102-99

Memphis – Brooklyn              106-119

Oklahoma – San Antonio       105-93

Golden State – New Orleans 104-89

Clippers – Portland                 105-106