Gjendet skeleti i një personi në kufirin malazezo-shqiptar

Policia malazeze ka gjetur një skelet pranë pikës kufitare Bozaj në territorin e Komunës së Tuzit, në kufi me Shqipërinë.

Forca të shumta policie po kqyrin vendin e ngjarjes. Sipas mediave malazeze, policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e ngjarjes. Për momentin skeleti mbetet i paidentifikuar.