EMRI/ U përplas me zetorin në Lezhë, vdes te spitali i Traumës 30-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 10:25
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 30-vjeçari, i cili u përfshi mesditën e djeshme në një aksident tragjik në fshatin Dajç të Lezhës.
Viktima është shtetasi Francesk Mazogaj. Ai ka qenë duke drejtuar një motor në momentin kur është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin Gaspër Daija.
I riu mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Policia vendore ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit bujqësor, duke ia nënshtruar hetimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
