Yskollari: Ka më shumë se 50% kuota të lira në universitete, janë 15 mijë studentë në auditore

Mateo Yskollari nga Qëndresa Qytetare në një intervistë në Ora News u shpreh se realisht në universitete kemi diku tek 15 mijë student dhe jo 20 mijë.

Yskollari: Sipas statistikave të fundit të portalit u-Albania sot në auditore kemi diku tek 15111 studentë të regjistruar në universitetet publike në vend.

Nga 30805 kuota pra kemi gati më shumë se 50% të kuotave të lira ende në universitete.

Me urdhërin e fundit të ministrisë së Arsimit kemi gjithashtu edhe një shtyrje të datës së regjistrimeve për në universitet dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë patjetër e kuotave të lira që ndodhen sot në universitete.

Realisht ne kemi në universitete diku tek 15 mijë student, nuk kemi 20 mijë studentë të ulur në auditore.