VIDEO/ 24-vjeçarit 'i ngeli' tritoli në dorë, pamje nga vendi i ngjarjes, makina e shënjestrës e bërë copash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 09:14
Këto janë pamjet e mjetit në pronësi të Renato Çepës, i cili dyshohet se ishte shënjestër e një atentati të dështuar në Elbasan.
Siç, shihet nga pamjet pjesa e parakolpit të makinës është bërë copash nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur nga 24-vjeçari, i cili mbeti vetë viktimë.
I riu, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, po vendoste lëndën plasëse në makinën e Renato Çepës, por eksplozivi i shpërtheu aksidentalisht.
24-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, pësoi dëmtime të rënda dhe humbi jetën në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20 në lagjen “Shënkoll”.
