VIDEO/ CEREMONIA - LIVE, ja kandidatët për "Topin e Artë", mësoni ku pozicionohet Granit Xhaka

Ceremonia e Topit të Artë 2024, çmim i dhënë nga France Football për futbollistin më të mirë të vitit, zhvillohet sonte në Theatre du Chatelet në Paris.

Pasi Reali i Madridit vendosi të anashkalojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të gjitha shenjat tregojnë se fitues do të jetë Rodri i Manchester City-t, i cili sezonin e kaluar fitoi Premier League, Kampionatin Evropian me Spanjën, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Spanjolli, sipas informacioneve paraprake, ka mundur brazilianin Vinicius Jr. Gjithashtu në garë janë 5 lojtarët që luajnë në Serinë A: Lookman, Lautaro Martinez, Calhanoglu, Dovbyk dhe Hummels.

Do të jepet edhe Topi i Artë për femra, çmimi Kopa për meshkuj për lojtarin më të mirë të ri dhe çmimi Jashin për portierin më të mirë. Gjithashtu, do të ndahen çmime për trajnerin më të mirë mashkull dhe femër.

Granit Xhaka renditet i 16-ti mes 30 kandidatëve për fitimin e Topit të Artë. Mesfushori i Bayer Levekusenit, fitues i Bundesligës dhe i Kupës së Gjermanisë, si dhe finalist i Europa League-s la lënë pas emra të rendësishëm si Valverde, Emi Martinez, Odegaard apo Calhanoglu.

Pozicionet 1 deri në 15 - për t'u zbuluar

VIDEO/ CEREMONIA - LIVE, ja kandidatët për "Topin e

Granit Xhaka i 16-të (Bayer Leverkusen)

17 Federico Valverde (Real Madrid)

Emiliano Martinez i 18-të (Aston Villa)

19 Martin Odegaard (Arsenal)

20 Hakan Calhanoglu (Inter)

21 Bukayo Saka (Arsenal)

22 Antonio Rudiger (Real Madrid)

23 Ruben Dias (Manchester City)

24 William Saliba (Arsenal)

25 Cole Palmer (Chelsea)

26 Declan Rice (Arsenal)

Vitinha e 27-të (PSG)

28 Alejandro Grimaldo (Bayer Leverkusen)

Artem Dovbyk i 29-të (Girona/Roma)

29 Mats Hummels (Borussia Dortmund/Roma)

VIDEO/ CEREMONIA - LIVE