Hysaj: Kur Durrësit është ngritur në këmbë nga helmet, PS i i ngre rrogat zyrtarëve të vet
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka reaguar me një postim në faqen e saj në facebook pas vendimit të Këshillit Beshkiak të Durrësit për rritjen e rrogave.
Jola Hysaj shkruan në Facebook se kur qyteti i Durrësit ka ngritur kambanat e alarmit në 1001 halle PS merr guximin dhe kërkon rritje pagash për oborrtarët e vegjël, të oborrit mediokër të Bashkisë së Durrësit.
Hysaj: Shumë e dashur Qefkë, më fal Lefkë! Kur qyteti i Durrësit ka ngritur kambanat e alarmit në 1001 halle ti merr guximin dhe kërkon rritje pagash për oborrtarët e vegjël, të oborrit mediokër të Bashkisë së Durrësit.
Dje durrsakët ishin në këmbë për helmet që po i'a ofroni falas, pa i pyetur madje pa ia u ndjere dhe për të ardhmen e vetë fëmijëve tuaj. Mjafton të mbushni xhepat sot se kush mendon për nesër? Kur skamja detyrojë të tentonte të vetëdigjej përpara syve tuaj ju heshtet.
Kur qindra të tjerë mbetën rrugëve nga rindërtimi dhe pabonuse qiraje, ju sërish heshtet. Kur vidhni fondet e BE-së për shkollat e ju kërkohet transparencë, ju sërish heshtin.
Nisëm për t'u vlerësuar dhe për t'u mbështetur sa më shumë ajo e Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike ditën e sotme! Kur realiteti ulëret ti e dashur Qefkë, më fal Lefkë, nuk mund të rrisësh rrogën tënde dhe të atyre që janë qark teje ndërkohë të tjerë marrin asistenca qesharake e nuk sigurojnë dot as bukën e gojës.
