Salianji e Çyrbja në qeli, zëvendësuesit e tyre Mane dhe Mekaj pritet betohen në Kuvend

Seanca e sotme plenare pritet të nisë me betimin e dy deputetëve më të rinj në Kuvend. Sot pritet të betohen Andrea Mane, i cili zëvendëson Ervin Salianjin i cili është dënuar me 1 vit burg.

Po ashtu edhe Erjon Mekaj, i cili do të marrë mandatin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin vetëm pak ditë para se të merrej i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Erjon Meka ka qenë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.